Shumë pak telefonë aktualisht mbështetin 5G Advanced dhe më të spikaturit janë Oppo Find X7 dhe ZTE 5G-A.
5G po përgatitet për një përmirësim madhor me rrjetet e reja 5G Advanced ose njohur ndryshe si 5.5G. Zhvillimi që sjell kjo gjeneratë e mesme do të shërbejnë si urë lidhëse mes rrjeteve 5G ekzistuese dhe 6G të ardhshme duke na krijuar një ide çfarë mund të presim nga ky i fundit.
Rrjetet 5G debutuan në 2019-ën ndërsa rrjetet 6G parashikohet të implementohen në fillim të dekadës së ardhshme. Njëlloj si rrjetet LTE Advanced të cilat u shfaqën në 2011-ën, 5G Advanced do të shtojë shpejtësitë e transferimit, por a përfundon këtu gjithçka?
Zhvillimi i rrjeteve celulare ka ndjekur një model prej disa dekadash. Në fillim të secilës dekadë vjen një gjeneratë e re ndërsa çdo 5 vite ka një përditësim. Që nga 2G-ja në fillim të viteve 90, të paktën çdo 5 vite ka ekzistuar një përditësim brenda një gjenerate, e nganjëherë nga dy.
Gjatë ciklit të 4G pamë një kalim në 4.5G LTE-Advanced me Stage 1 në 2010-ën ndërsa në mesin e 2011-ës erdhi Stage 3. Rrjeti i parë LTE-Advanced u lançua komercialisht në 2013-ën nga SK Telecom në Korenë e Jugut dhe më pas në SHBA nga AT&T në Mars të 2014-ës. Edhe teknologjia e vjetër CDMA për 3G kaloi nëpër 3.5G dhe 3.75G.
Ndërsa standardi 5G erdhi në fillim të 2019-ës me lançimin 3GPP Release 15. Specifikimi i parë integronte 5G në rrjetet e vjetra LTE duke përmirësuar këtë të fundit akoma më tutje. Dy lançime të pasuan, versioni 16 dhe 17 ishin një përditësim tjetër por vetëm versioni 18 ishte fillimi i 5G Advanced që do të lançohet në 2024-25.
5G Advanced sjell përmirësime të ndjeshme në teknologjinë ekzistuese të 5G. Zhvillimi i teknologjisë celulare është një proces i vazhdueshëm. Kompanitë e teknologjisë mobile nuk lançojnë një version dhe përqendrohen plotësisht aty siç ndodh me harduerët e gjeneratës së re me video konsolat. Përditësimet në mes të një gjenerate ju japin mundësi operatorëve të implementojnë përmirësime të teknologjisë ekzistuese.
Kështu ky hap i ndërmjetëm mundëson konvertimin ose përmirësimin e infrastrukturës që kanë për të akomoduar gjeneratën e ardhshme. Do të ishte shumë më e vështirë të kalohej nga një gjeneratë tek tjetra, proces që shoqërohet me ndryshimin e pajisjeve nga operatori por edhe konsumatori fundor.
Gjëja e parë që do të vëmë re është rritja e shpejtësisë së shkarkimit dhe ngarkimit. Massive MIMO është një prej teknologjive kyçe të rrjeteve 5G. Është një teknologji që ju jep mundësi disa antenave të komunikojnë në një mënyrë që mundëson një numër më të lartë lidhjesh dhe si rezultat shpejtësi më të lartë. Sa më shumë antena, aq më shumë lidhje, aq më i mirë komunikimi mes tyre.
Aktualisht kjo është një prej mënyrave më të mira për të përmirësuar shpejtësinë. 5.5G shton mbështetjen për më shumë antena duke përmirësuar shpejtësinë por edhe ulur vonesat e transmetimit. Është njëlloj si të hapen korsi të reja në një autostradë.
Çfarë përdoruesit mund të presin nga 5.5G:
5G Advanced aktualisht po implementohet në vende të ndryshme të botës me China Mobile që udhëheq. Pjesë të ndryshme të Azisë dhe Paqësorit, Lindjes së Mesme dhe Europës kanë filluar implementimin.
Shumë pak telefonë aktualisht mbështetin 5G Advanced dhe më të spikaturit janë Oppo Find X7 dhe ZTE 5G-A.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë