Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Disa uebsajte popullore akuzojnë Anthropic për injorim të rregullores së tyre kundër grumbullimit të të dhënave

Freelancer tha se fillimisht refuzoi kërkesat e ClaudeBot ndërsa më vonë u detyrua ta bllokonte plotësisht. Sa i takon iFixit, Wiens tha se uebsajti ngriti kambanat e alarmit në 3 të natës për shkak të trafikut të lartë nga aktiviteti i Anthropic.

Disa uebsajte popullore akuzojnë Anthropic për injorim të rregullores së tyre kundër grumbullimit të të dhënave

Freelancer akuzoi Anthropic, startupin AI pas modeleve Claude, për injorimin e protokollit robots.txt për mos grumbullimin e të dhënave në uebsajtin e saj.

Ndërkaq CEO i iFixit Kyle Wiens tha se Anthropic ka injoruar politikën e uebsajtit për mos përdorimin e përmbajtjeve të saj për trajnimin e AI.

Sipas CEO-s së Freelancer, ClaudeBot i Anthropic është më agresivi në grumbullimin e të dhënave. Uebsajti i tij mori 3.5 milionë vizita nga një crawler për 4 orë.

Në mënyrë të ngjashme boti i Anthropic goditi uebsajtin e iFixit miliona herë në 24 orë. “Jo vetëm që po na marrin përmbajtjen, por edhe po na ngarkojnë resurset tona,” shkruante në X.

Në Qershor Wired akuzoi një tjetër kompani AI, Perplexity, për grumbullimin e të dhënave nga uebsajti edhe pse protokolli Robots Exclusion, ose robots.txt, duhet ta ndalojë.

Një skedar robots.txt përmban udhëzime për crawler-at e uebit se cilat faqe mund të aksesojnë dhe cilat jo. Pasi Wired doli publikisht, një startup i quajtur TollBit i cili lidh firmat AI me përmbajtjet e publikuesve tha se nuk është vetëm Perplexity që injoron sinjalet e robots.txt.

Freelancer tha se fillimisht refuzoi kërkesat e ClaudeBot ndërsa më vonë u detyrua ta bllokonte plotësisht. Sa i takon iFixit, Wiens tha se uebsajti ngriti kambanat e alarmit në 3 të natës për shkak të trafikut të lartë nga aktiviteti i Anthropic.

Firmat e AI përdorin crawler për të mbledhur përmbajtje nga faqet e internetit që mund t’i përdorin për të trajnuar teknologjitë e AI gjeneruese. Si rezultat, ata kanë qenë objektivi i padive të shumta, me publikuesit që i akuzojnë për shkelje të të drejtave të autorit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

82,990 L93,990 L

Samsung Galaxy S23 Ultra

61,990 L66,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

74,990 L79,990 L
 
SAPO ERDHI

Google Pixel 8a

41,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

59,990 L62,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 7a

36,990 L
 
OFERTA ONLINE

Xiaomi Redmi 13C

9,990 L11,990 L