Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Google Find My Device gjen vendndodhjen e telefonëve Pixel edhe kur janë të fikur

Duke filluar që prej muajit Maj, rrjeti do të ofrojë mbështetje për gjurmuesit e rinj Bluetooth nga Chipolo dhe Pebblebee kështu që mund të përdorni rrjetin për të gjurmuar portofolin ose çelësat tuaj.

Google Find My Device gjen vendndodhjen e telefonëve Pixel edhe kur janë të fikur

Aplikacioni Find My Device i Google është përditësuar ditën e sotme dhe përdor një rrjet pajisjesh për të ndihmuar përdoruesit e pajisjeve Android të gjejnë gjërat e tyre njëlloj si Find My në iOS.

Me këtë përditësim, përdoruesit mund të gjejnë telefonin e tyre edhe kur është offline duke përdorur ndihmën e pajisjeve të tjera Android të cilat në heshtje përpiqen të gjejnë vendndodhjen fikse të telefoni.

Nëse pajisja juaj gjendet pranë, ju merrni indikatorë vizualë në Find My Device ndërsa i afroheni vendndodhjes së saj. Ndërkaq telefonët Pixel 8 të Google kanë një bonus më tepër, ato mund të identifikohen edhe nëse janë të fikura.

Duke filluar që prej muajit Maj, rrjeti do të ofrojë mbështetje për gjurmuesit e rinj Bluetooth nga Chipolo dhe Pebblebee kështu që mund të përdorni rrjetin për të gjurmuar portofolin ose çelësat tuaj.

Gjurmues nga Motorola, Jio dhe Eufy priten drejt fundit të vitit. Rrjeti i përmirësuar i Find My Device mbështet pajisjet duke filluar prej Android 9 deri në Android 15 që presim të debutojë këtë vit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Google Pixel 7a

36,990 L
 
SAPO ERDHI

Google Pixel 8

74,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

76,990 L
 
SAPO ERDHI

Xiaomi Poco C65

13,990 L
 
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy A55 5G

32,490 L
Kurseni: 2,500 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy A54

26,490 L
 
SAPO ERDHI

Xiaomi Redmi 13C

10,990 L11,990 L
 
SAPO ERDHI

Xiaomi Redmi 12

14,990 L