Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

OpenAI lançon modelin më të fundit AI quajtur GPT-4o Mini

Kështu modeli GPT-3.5 Turbo nuk do të jetë më opsion për përdoruesit e ChatGPT, por ngelet i disponueshëm përmes API për zhvilluesit nëse preferojnë të mos kalojnë në GPT-4o Mini.

OpenAI lançon modelin më të fundit AI quajtur GPT-4o Mini

OpenAI do të lançojë një model më të lehtë, më pak të kushtueshëm për zhvilluesit quajtur GPT-4o Mini. Kushton shumë më pak sesa modelet e fuqishme dhe sipas kompanisë është më i fuqishëm sesa GPT-3.5.

Ndërtimi i aplikacioneve me modelet e OpenAI mund të përfundojë në fatura të kripura. Zhvilluesit të cilët nuk kanë mjaftueshëm për të mbuluar kostot e modeleve të OpenAI, zakonisht kanë shkuar drejt modeleve të tjera me kosto të ulët si Gemini 1.5 Flash dhe Anthropic Claude 3 Haiku.

Tani OpenAI ka vendosur të hyjë në garë. Kompania thotë se GPT-4o Mini e bën AI më të qasshme për më shumë njerëz. Duke filluar nga dita e sotme përdoruesit e ChatGPT në planet Free, Plus dhe Team mund të përdorin modelin e ri GPT-4o në vend të GPT-3.5 Turbo ndërsa sipërmarrjen do të fitojnë të parat aksesin në të javën e aradhshme.

Kështu modeli GPT-3.5 Turbo nuk do të jetë më opsion për përdoruesit e ChatGPT, por ngelet i disponueshëm përmes API për zhvilluesit nëse preferojnë të mos kalojnë në GPT-4o Mini.

Modeli i ri do të ofrojë mbështetjen për lexojë dhe shikojë ndërsa kompania thotë se së shpejti mund të përpunojë edhe video e audio.

Në testimet MMLU modeli arriti një rezultat prej 82 përqind. Ky testim u prezantuar në 2020-ën kur modelet nuk ishin kaq inteligjente. GPT-3.5 shënonte 70 përqind në të, GPT-4o shënonte 88,7 përqind dhe Gemini Ultra i Google 90 përqind.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

71,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

86,490 L98,490 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

62,990 L