Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Opera lançon versionin e ridizajnuar të shfletuesit në iOS

Kompania tha se ka bërë edhe ndryshime të dizajnit të shfletuesit. Kur jeni duke shfletuar në një faqe, shfletuesi do të fshehë shiritin në krye dhe në fund të ekranit për të krijuar një pamje të plotë të uebfaqes.

Opera lançon versionin e ridizajnuar të shfletuesit në iOS

Opera lançoi një version të ridizanuar të shfletuesit Opera One në iOS pas e testoi për disa javë me radhë. Shfletuesi i ri ka një shirit kërkimi në fund të ekranit për shfletim më të lehtë, sugjerime të shkrimit të shpejtë dhe integrim të asistentit AI Aria.

Ndërsa shirit i kërkimit në fund të ekranit do të jetë opsionin parësor, përdoruesit mund të zgjedhin Standard Navigation ose Fast Action Button. Gjithashtu mund të tërheqin nga poshtë lart për të shfaqur shiritin e kërkimit siç veprohet me kërkimit Spotlight në iOS.

Kur jeni duke kërkuar diçka, zakonisht vjen me disa opsion të plotësimit automatik të kërkimit. Tani Opera do të ofrojë opsionet e veta të plotësimit automatik në kutinë e kërkimit.

Kompania tha se ka bërë edhe ndryshime të dizajnit të shfletuesit. Kur jeni duke shfletuar në një faqe, shfletuesi do të fshehë shiritin në krye dhe në fund të ekranit për të krijuar një pamje të plotë të uebfaqes.

Gjithashtu ngjyra e shiritit në krye do të jetë e njëjtë me atë të uebsajtit. Opera gjithashtu do të zëvendësojë kohështrirjen e vjetër me lajme me një pamje karuseli me lajme të personalizuara, rezultate të fundit nga bota e sportit dhe këshilla produktesh.

Opera lançoi asistentin Aria në Maj të 2023 dhe e solli në iOS në Gusht të 2023. Me Opera One asistenti ka një input zanor dhe aftësi për gjenerimin e imazheve. Që prej 2020 shfletuesi Opera është shkarkuar 50 milionë herë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

71,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

86,490 L98,490 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

62,990 L