Në fillim të vitit Bluesky kishte paralajmëruar një qasje të kujdesshme ndaj moderimit të përmbajtjeve ku përdoruesit mund të operojnë shërbime të pavarura moderimi.
BlueSky më në fund ka po shton video në platformën e saj. Rrjeti social i decentralizuar njoftoi përditësimin e ardhshëm përmes një postimi ditën e sotme.
Bluesky kishte paralajmëruar ardhjen e formatit të ri media së bashku me mesazhet direkte. Kompania nuk specifikoi kur funksionaliteti do të jetë i disponueshëm apo si do të duket por premtoi më shumë detaje së shpejti.
Në Maj rrjeti social tha se videot do të jenë klipe 90-sekondëshe. Këtë javë platforma lançoi disa funksionalitete kundër toksicitetit siç është heqja e citimeve, fshehja e replikave apo opsioni për të filtruar njoftimet që pranoni.
Në fillim të vitit Bluesky kishte paralajmëruar një qasje të kujdesshme ndaj moderimit të përmbajtjeve ku përdoruesit mund të operojnë shërbime të pavarura moderimi.
Në raportin e fundit Bluesky kishte 5.8 milionë përdorues dhe vjen si një alternativë e X (ish-Twitter.) Në fillimet e veta platforma ishte e disponueshme vetëmpërmes ftesave përpara se të hapej për të gjithë në Shkurt.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë