Monedhë

Kategoritë

1 javë më parë

Rrjeti social X vendos ti bëjë pëlqimet private për të gjithë përdoruesit

Fillimisht ky funksionalitet ishte i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë në planin Premium.

Rrjeti social X vendos ti bëjë pëlqimet private për të gjithë përdoruesit

Falë X që tregonte se çfarë përdoruesit e saj pëlqenin në platformë, politikanët dhe personalitetet shpeshherë janë “zënë mat”.

Tani platforma ka vendosur ti bëjë pëlqimet private sipas shefit të kompanisë Elon Musk. Është një ndryshim i rëndësishëm ku njerëzit mund të pëlqejnë postime të ndryshme pa u bërë shënjestër.

Fillimisht ky funksionalitet ishte i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë në planin Premium. Përmes një cicërime të fundit, llogaria e inxhinierisë së X zbuloi se rrjeti social ka vendosur që brenda kësaj jave ti bëjë postimet private për të gjithë.

Përdoruesit nuk do të mund të shohin kur dikush tjetër pëlqen një postim të dikujt tjetër në platformë. Ata mund të shohin kush ka pëlqyer cicërimat e tyre së bashku me numrin e pëlqimeve dhe statistika të tjera të tyre.

Lançimi i këtij funksionaliteti në një farë mënyrë eliminon një arsye për të paguar për përdorimin e X. Plani Premium+ kushton 16 dollarë në muaj dhe eliminon ndër të tjera edhe reklamat. Sakaq plani më i lirë kushton 3 dollarë në muaj i cili nuk ka as edhe etiketën e verifikimit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

62,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

89,990 L99,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 
- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Google Pixel 8 Pro

69,990 L
Kurseni: 10,000 L
SAPO ERDHI

Google Pixel 8a

49,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

112,990 L159,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L