Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Samsung nuk heq dorë nga asistenti zanor Bixby

Fillimisht u besua se Bixby do të zëvendësohej nga asistenti Gemini i Google por siç duket nuk është ky plani.

Samsung nuk heq dorë nga asistenti zanor Bixby

Bixby nuk ka vdekur ende. Një ekzekutiv i Samsung tha për CNBC se kompania po punon shumë për të pajisur asistentin e saj zanor me funksionalitete AI duke sugjeruar se shërbimet si Gemini shihen si konkurrencë dhe jo zëvendësues të Bixby.

Në fillim të vitit Samsung njoftoi lançimin e disa funksionaliteteve AI për smartfonët flagship. Samsung dhe Google bënë bujë me telefonët Galaxy S24 të cilët përdornin Gemini Nano – modeli AI lokal të Google.

Fillimisht u besua se Bixby do të zëvendësohej nga asistenti Gemini i Google por siç duket nuk është ky plani.

Won-joon Cho, zëvendës president ekzekutiv i divizionit mobil tha: “Unë besoj se do të kemi një rol të ripërcaktuar të Bixby, në mënyrë që të fuqizohet nga AI,” duke shtuar se ekziston nevoja që të bëhet më inteligjent dhe të bashkëbisedojë më natyrshëm.

Aktualisht Samsung nuk është i vetmi gjigant teknologjie që po përpiqet të inkorporojë AI në asistentin e zanor. Apple pritet të prezantojë një Siri me AI të integruar këtë vit në WWDC.

Në të njëjtën kohë funksionalitetet e para AI të Samsung erdhën në Galaxy S24 përmes përditësimi One UI 6.1 i cili së fundi u lançua edhe për Galaxy S23 dhe disa flagshipë të tjerë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

62,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

89,990 L99,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy S21 Plus 5G

28,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L39,990 L