Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Snapdragon 8 Gen 3 vs Exynos 2400: Ku dallojnë procesorët e dy varianteve të Galaxy S24 dhe S24+?

Galaxy S24 Ultra, smartfoni që qëndron në krye të linjës flagshipi çuditërisht do të ketë vetëm procesorin Snapdragon 8 Gen 3. Kjo sugjeron se modeli me çipin Qualcomm, edhe në sytë e Samsung shihet si më i miri.

Snapdragon 8 Gen 3 vs Exynos 2400: Ku dallojnë procesorët e dy varianteve të Galaxy S24 dhe S24+?

Konsumatorët në mbarë botën kur të blejnë një Galaxy S24 ose S24+ do të përballen me një zgjedhje të cilët nuk e evitojnë dot.

Në SHBA modelet Galaxy S24 dhe S24+ do të shiten me procesorin Qualcomm Snapdragon Gen 3, ndërsa blerësit në pjesën tjetër të botës duhet të kënaqen me procesorin Exynos 2400 të Samsung i cili konsiderohet më inferior.

Galaxy S24 Ultra, smartfoni që qëndron në krye të linjës flagshipi çuditërisht do të ketë vetëm procesorin Snapdragon 8 Gen 3. Kjo sugjeron se modeli me çipin Qualcomm, edhe në sytë e Samsung shihet si më i miri.

Por cilat janë diferencat mes Snapdragon 8 Gen 3 dhe Exynos 2400?

Snapdragon 8 Gen 3 vs Exynos 2400

Ndryshimet fillojnë që nga konfigurimi. Snapdragon 8 Gen 3 ka një konfigurim 1+4+3 me tetë bërthama ndërsa Exynos 2400 1+5+4 me dhjetë bërthama.

Ngjashmëritë ekzistojnë tek arkitektura e bërthamave ku që të dy kanë procesorët ARM Cortex-X4Cortex-A720 dhe Cortex-A520. Të dy çipet kanë ndarë në dy grupe bërthamat e mesme për të balancuar fuqinë dhe efikasitetin.

Duke folur për performancën, Qualcomm ofron më të lartën në secilën prej bërthamave, veçanërisht në bërthamat e vogla Cortex-A520 ku për çipin Qualcomm operojnë në 2.3Ghz ndërsa për Exynos në 1.9Ghz.

Në aspektin grafik diferencat janë akoma më të mëdha ku Qualcomm përdor arkitekturën e vet Adreno ndërsa Samsung ka implementuar RDNA3 të AMD në formën e Xclipse 940.

Të dy ofrojnë harduerë ray-tracing, por Snapdragon 8 Gen 3 ofron 50 përqind më shumë performancë krahasuar me paraardhësin.

Kur flasim për AI, Samsung premton më shumë rritje performance kur krahason Exynos 2400 me Exynos 2200. Rritje prej 14.7 herë është një pretendim i fortë ndërsa performanca në total prej 44TOPS është e afërt me 45TOPS që Qualcomm pretendon me Snapdragon 8 Gen 3.

Në aspektin e konektivitetit, të dy ofrojnë 5G nën-6Ghz dhe mmWave ku Exynos ka shpejtësi teorike prej 12Gbps ndërsa Qualcomm prej 10Gbps. Varianti Qualcomm ofron mbështetje për Wi-Fi 7 ndërsa Exynos jo.

Së fundi dy çipet janë ndërtuar mbi procesorin prodhues 4-nanometër. Por Snapdragon 8 Gen 3 është prodhuar nga TSMC që konsiderohet kompania me procesin më të avancuar në botë të prodhimit të çipeve ndërsa Exynos 2400 nga Samsung Foundry.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L114,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L