Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Snapdragon X Elite më i shpejtë sesa çipi M3 i gjeneratës së fundit të Apple

Ka pasur përpjekje nga ARM për të ofruar një çip në Windows, por secili prej tyre kanë qenë të pamjaftueshëm.

Snapdragon X Elite më i shpejtë sesa çipi M3 i gjeneratës së fundit të Apple

Kompjuterët Windows janë në pritje të çipeve më efikase ARM dhe siç duket Snapdragon X Elite më në fund do të sjellë atë çfarë kësaj platforme, më shumë performancë se Apple M3.

Çipet e Apple, duke filluar prej M1, sollën ndryshime të mëdha siç ishte efikasiteti i lartë pa sakrifikuar aspak performancë. Si të tillë, kompjuterët MacBook kanë qenë standardi i artë i laptopëve ndërsa Windows ka ngelur pa një përgjigje.

Ka pasur përpjekje nga ARM për të ofruar një çip në Windows, por secili prej tyre kanë qenë të pamjaftueshëm.

Tani Microsoft beson se Snapdragon X Elite jo vetëm që do të ofrojë atë çfarë Apple e ka bërë tashmë, por madje ta tejkalojë.

Burime pranë The Verge thonë se Microsoft po përgatit demo ku shfaqet Snapdragon X Elite me epërsi përballë Apple M3, çipit të gjeneratës më të fundit nga Apple, kur bëhet fjalë për detyra procesorike dhe akselerim AI.

Demot të cilat do të prezantohen më 20 Maj në konferencën Build, nuk specifikojnë kur ky çip do të mbërrijë në kompjuterët Windows.

Përtej fuqisë procesorike, këto çipe do të arrijnë nivele të reja me kompjuterët AI dhe çipi i dedikuar NPU i Snapdragon X Elite është ndër më të fuqishmit në treg.

Copyright: © PCWorld Albania