Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

TikTok sfidon Instagram me aplikacionin e ri

Është shembulli më i fundit i një kompanie të medias sociale që kopjon produktet e një tjetre. Kujtojmë se Instagram lançoi Reels në 2020, një shërbim për të konkurruar me videot me metrazh të shkurtër të TikTok.

TikTok sfidon Instagram me aplikacionin e ri

TikTok do të konkurrojë me rivalin e medias sociale Instagram duke lançuar një aplikacion për publikimin e fotove.

Kompania tha se ishte duke zhvilluar një hapësirë të dedikuar për imazhet dhe tekstin. Disa përdorues kanë marrë njoftime se postimet e tyre me foto do të ndahen në aplikacionin e ri TikTok Notes në mënyrë automatike vetëm nëse vendosin manualisht të kundërtën.

Është shembulli më i fundit i një kompanie të medias sociale që kopjon produktet e një tjetre. Kujtojmë se Instagram lançoi Reels në 2020, një shërbim për të konkurruar me videot me metrazh të shkurtër të TikTok.

Në disa raste diçka e tillë ka funksionuar siç është shembulli i Stories në Instagram kopjuar nga Snapchat. Por lëvizje të ngjashme edhe kanë dështuar siç ndodhi me Twitter ndërsa suksesi nuk është i garantuar.

Përpjekjet e vazhdueshme të Instagram për ti bërë Reels pjesë qendrore e aplikacionit të saj shpeshherë kanë përfunduar në irritimin e përdoruesve.

TikTok thotë se ende nuk e ka finalizuar dizajnin e aplikacionit Notes e as konfirmuar datën e lançimit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L114,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L