Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Veçoritë AI të Google Photos bëhen të disponueshme për të gjithë përdoruesit

Magic Editor është mjeti gjenerues AI i editimit të fotove ë Google dhe debutoi si një prej veçorive më të spikatura të AI të Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro.

Veçoritë AI të Google Photos bëhen të disponueshme për të gjithë përdoruesit

Google vendosi që platformën e editimit të fotove përmes teknologjisë AI ta bëjë të disponueshëm për më shumë përdorues.

Duke filluar prej datës 15 Maj, të gjithë përdoruesit e Google Photos do të mund të aksesojnë veçoritë të cilët më parë kanë qenë të kufizuara vetëm për përdoruesit e telefonëve Pixel ose abonentët e Google One.

Magic Editor është mjeti gjenerues AI i editimit të fotove të Google dhe debutoi si një prej veçorive më të spikatura të AI të Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro.

Veçori të tilla mbeten kryesisht ekskluzive për telefonët Pixel 6 muaj pas debutimit, ndërsa gradualisht Google i sjell edhe në modelet më të vjetra.

Por ekspansioni i veçorive AI të Google Photos nuk përfundon këtu sepse çdo përdorues i aplikacionit me pajisje Android ose iOS mund ta përdorë mjetin AI pa një abonim Google One por vetëm për 10 editime në muaj.

Ndërkaq ata që kanë një telefon Pixel dhe abonim Google One, mund ta përdorin pa limit Magic Editor.

Veçoritë e vjetra si Photo Unblur dhe Magic Eraser – të cilët kanë qenë të disponueshme vetëm për përdoruesit e telefonëve Pixel dhe disa Google One – do të jenë falas për të gjithë përdoruesit e Google Photos.

Ndërkaq opsionet si Best Take dhe Audio Magic Eraser do të mbeten ekskluzivitet i serive Pixel 8. Për të përdorur Magic Editor dhe shumë prej funksionaliteteve AI duhet të keni një pajisje me çip 64-bit, 4GB RAM si dhe iOS 15 ose Android 8.0.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Google Pixel 7a

36,990 L
 
SAPO ERDHI

Google Pixel 8

74,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

76,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L114,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
SAPO ERDHI

Xiaomi Redmi 13C

10,990 L11,990 L
 
SAPO ERDHI

Xiaomi Poco C65

13,990 L