Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Vlera e Bitcoin prek një rekord të ri në përgjigje të një fitore të mundshme të Trump

Kandidati Republikan fitoi 15 shtete ndërsa Demokratja Kamala Harris vetëm 7 shtete dhe Uashington D.C. Pavarësisht se gara ishte herët për tu quajtur e mbyllur, tregjet financiare filluan të lëvizin në Azi në pritje të fitores së Trump.

Vlera e Bitcoin prek një rekord të ri në përgjigje të një fitore të mundshme të Trump

Bitcoin u ngjit në nivele rekord ndërsa investitorët Aziatikë mësuan se Donald Trump është pranë fitores së zgjedhjeve presidenciale Amerikane.

Kriptomonedha më e madhe në botë u rrit me 7 përqind në 75,060 dollarë duke kapërcyer rekordin e vendosur në muajin Mars. Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë shihet si një hap më pranë rregullimit të kriptoaseteve.

Kandidati Republikan fitoi 15 shtete ndërsa Demokratja Kamala Harris vetëm 7 shtete dhe Uashington D.C. Pavarësisht se gara ishte herët për tu quajtur e mbyllur, tregjet financiare filluan të lëvizin në Azi në pritje të fitores së Trump.

Edhe kriptomonedha e dytë më e madhe në botë Ether u rrit me 7.5 përqind në 2,593 dollarë edhe pse qëndron shumë larg rekord prej 4,867 dollarë vendosur në 2021. Ekspertët thonë se me ardhjen e Trump në pushtet, edhe sjellja e Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë do të ndryshojë ndaj kriptomonedhave.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S24
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

Price range: 44,990 L through 54,990 L
 
Google Pixel 9
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9

Price range: 53,990 L through 59,990 L
 
Google Pixel 9 Pro XL
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro XL

76,990 L
 
Samsung Galaxy A35 5G
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy A35 5G

19,990 L