WhatsApp gjithashtu zgjeroi numrin e pjesëmarrësve në një video thirrje në 32 anëtarë. Limiti i ri aplikohet për të gjitha platformat dhe është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vetëm 8 që ishte më parë.
WhatsApp përmirësoi videot thirrjeve ditën e Enjte me lançimin e një funksionaliteti të ri të ndarjes së ekranit, me rritjen e numrit të pjesëmarrësve dhe vendosjen e folësit në qendër të vëmendjes ndërsa përpiqet të konkurrojë me Zoom, FaceTime dhe Google Meet.
Funksionaliteti i ndarjes së ekranit mund të provojë i dobishëm për të parë video të bashku me një mik apo të afërm. Gjithashtu mundëson edhe ndarjen e audios në mënyrë që të bashkëbisedoni ndërsa shikoni të njëjtin ekran.
WhatsApp gjithashtu zgjeroi numrin e pjesëmarrësve në një video thirrje në 32 anëtarë. Limiti i ri aplikohet për të gjitha platformat dhe është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vetëm 8 që ishte më parë.
Së fundi në një bisedë në grup, person i cili është duke folur shfaqet në rreshtin e parë të pjesëmarrësve dhe fotoja e tij theksohet duke e bërë të lehtë identifikimin e atyre që po flasin në moment.
WhatsApp gjithashtu foli për kalimin në kodeksin MLow i cili mundëson cilësi më të pastër të thirrjeve duke eliminuar zhurmat. Gjithashtu video thirrjet do të transmetohen në rezolucion më të lartë nëse rrjeti juaj është i shpejtë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë