Në Korrik X implementoi një ndryshim që automatikisht aktivizohej për të gjithë përdoruesit. Bëhet fjalë për një opsion që lejon kompaninë të përdorë postimet publike të përdoruesve në platformë për trajnimin e chatbotëve AI të saj.
Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) hodhi rrjetin social X të Elon Musk në gjyq. Sipas mediave vendase, komisioni ka hapur një padi ndaj Twitter International për mënyrën sesi postimet publike të përdoruesve të X janë përdorur për të trajnuar mjetet e inteligjencës artificiale të kompanisë.
Autoriteti në fjalë është veçanërisht i shqetësuar për përdorimin të dhënave të përdoruesve Europianë për trajnimin e versionit të ardhshëm të Grok që Musk ka thënë se do të lançohet këtë muaj.
Në Korrik X implementoi një ndryshim që automatikisht aktivizohej për të gjithë përdoruesit. Bëhet fjalë për një opsion që lejon kompaninë të përdorë postimet publike të përdoruesve në platformë për trajnimin e chatbotëve AI të saj.
Por DPC vlerësoi faktin se përdoruesit mund të zgjedhin ta çaktivizojnë manualisht mekanizmin. Megjithatë sipas agjencisë kjo nuk mjafton duke argumentuar se ka një numër përdoruesish të dhënat personale të të cilëve janë përdorur.
Përdorimi i të dhënave të tyre për trajnimin e Grok është shkelje e hapur e ligjit Europian të privatësisë GDPR sipas komisionit. Twitter International, divizioni irlandez i X, gjithashtu thuhet se ka refuzuar të ndalojë përpunimin e të dhënave të përdoruesve dhe të vonojë lëshimin e versionit të ardhshëm të Grok, siç kishte kërkuar komisioni.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë