xAI tha se Grok-2 dhe Grok-2 mini janë të disponueshëm për përdoruesit e X në fazën beta. Kompania AI e Musk planifikon ti bëjë të dy modelet të disponueshme për zhvilluesit përmes API-së së saj në fund të muajit.
Chatboti AI Grok në pronësi të Elon Musk lançoi ditën e sotme versionet e fundit Grok-2 dhe Grok-2 mini në fazë testuese dhe sjellin arsyetimin të përmirësuar.
Modeli i ri Grok AI tani mund të gjenerojë imazhe në rrjetin social X edhe pse qasja në Grok aktualisht është e kufizuar vetëm për përdoruesit me pagesë Premium dhe Premium+ në X.
xAI tha se Grok-2 dhe Grok-2 mini janë të disponueshëm për përdoruesit e X në fazën beta. Kompania AI e Musk planifikon ti bëjë të dy modelet të disponueshme për zhvilluesit përmes API-së së saj në fund të muajit.
“Jemi të emocionuar të ofrojmë një version paraprak të Grok-2, një hap i madh përpara krahasuar me Grok-1.5, i cili është më i fuqishëm në biseda, kodim dhe arsyetim. Në të njëjtën kohë po zbulojmë Grok-2 mini, një model i vogël por i fuqishëm,” tha xAI përmes një postimi në blog.
Detajet rreth aftësive të Grok-2 janë të pakta. Hulumtuesit pretendojnë se është më i aftë në gjenerimin e kodit, në shkrim dhe lajme.
xAI tha se planifikon të implementojë Grok-2 dhe Grok-2 mini në funksionalitetet AI të X siç është kërkimi i përmirësuar, analiza e postimeve apo funksionet e replikave.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë