Nuk do të ishte hera e parë që Samsung përdor çipet e Qualcomm në të gjitha modelet Galaxy S. Në 2023, seritë Galaxy S23 kishte Snapdragon 8 Gen 2 për të gjitha modelet e shitura në të gjitha rajonet.
Kanë kaluar vetëm pak muaj që nga lançimi i linjës Galaxy S24, por kemi dëgjuar informacione të shumta rreth modelit të ardhshëm Galaxy S25 që do të vijë vitin e ardhshëm.
Një problem me modelet Galaxy S24 ishte se përdorin procesorë të ndryshëm në rajone të ndryshme. Në disa rajone përdoruesit merrnin çipin Snapdragon 8 Gen 3 ndërsa të tjerët kishin çipin Exynos 2400 dizajnuar dhe prodhuar nga Samsung për modelet Galaxy S24 dhe Galaxy S24+.
Vetëm Galaxy S24 Ultra mbante çipin Snapdragon 8 Gen 3 në të gjitha rajonet. Megjithatë me seritë e ardhshme 25, analisti Ming-Chi Kuo sugjeron se Samsung mund të përdorë vetëm çipet Snapdragon.
Nuk do të ishte hera e parë që Samsung përdor çipet e Qualcomm në të gjitha modelet Galaxy S. Në 2023, seritë Galaxy S23 kishte Snapdragon 8 Gen 2 për të gjitha modelet e shitura në të gjitha rajonet.
Por Galaxy S24 u rikthye tek modeli i vjetër ku modelet S24 dhe S24+ kishin çipin Exynos 2400 në shumicën e vendeve të botës dhe Snapdragon 8 Gen 3 në tregjet kryesore si SHBA-ja, Kanadaja, Kina, Tajvani dhe Japonia.
Sipas analistit Samsung mund të rikthehet tek strategjia e 2023 ku Qualcomm do të jetë furnizuesi i vetëm me çipe i modeleve S25. Raporti i tij thotë se Samsung mund të mos përdorë çipin Exynos 2500 për shkak të problemeve me prodhimin në arkitekturën 3-nanometër.
E thënë thjeshtë, Samsung nuk arrin dot të prodhojë mjaftueshëm çipe 3nm për seritë dhe do të detyrohet të përdorë çipet e Qualcomm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë