Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Ja lista e pajisjeve Samsung që po marrin përditësimin më të fundit të Korrikut

Samsung thotë se përditësimi i Korrikut përmban 33 rregullime për dobësie sigurie që i përkasin Samsung dhe 25 që i përkasin vetë Android.

Ja lista e pajisjeve Samsung që po marrin përditësimin më të fundit të Korrikut

Ndërsa dikur ishte një prej kompanive që neglizhonte me përditësimet, Samsung sot është një prej prodhuesve Android më konsistent me përditësimet e shpeshta.

Në vazhdën përditësimeve mujore që gjiganti Korean dërgon tek pajisjet e saj, më i fundit është përditësimi i muajit Korrik.

Kjo kategori përditësimesh është kryesisht e përqendruar tek ato të sigurisë. Nuk vihet re asnjë funksionalitet i ri për mbarë linjën Galaxy edhe pse disa modele specifike do të marrin One UI 6.1.1 krahas këtij përditësimi.

Samsung thotë se përditësimi i Korrikut përmban 33 rregullime për dobësie sigurie që i përkasin Samsung dhe 25 që i përkasin vetë Android.

Lista e pajisjeve që do të marrin përditësimin e Korrikut 2024

Deri në këtë moment lista e smartfonëve që po marrin përditësimin në disa rajone është:

  • Galaxy Z Fold 5
  • Galaxy Z Flip 5
  • Galaxy S23
  • Galaxy S23+
  • Galaxy S23 Ultra
  • Galaxy Z Fold 4
  • Galaxy Z Flip 4
  • Galaxy S22
  • Galaxy S22+
  • Galaxy S22 Ultra
  • Galaxy Z Fold 3
  • Galaxy Z Flip 3
  • Galaxy S21
  • Galaxy S21+
  • Galaxy S21 Ultra
  • Galaxy S21 FE
  • Galaxy S20 FE
  • Galaxy Note 20
  • Galaxy A55

Përtej smartfonëve Samsung po dërgon përditësimin edhe në disa tabletë Galaxy. Për të kontrolluar nëse është bërë i disponueshëm për ju, atëherë navigoni në Settings > Software Update > Download and install.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

86,490 L98,490 L
 

Samsung Galaxy S23 Ultra

61,990 L66,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L81,990 L
 

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy A55 5G

27,990 L32,990 L
Të Përdorura

Samsung Galaxy S20 5G

19,990 L49,100 L