Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Ekspozohen me video flagshipët e Google që do të prezantohen muajin e ardhshëm

Telefonët në video kanë dizajn ndryshe në pjesën e pasme: në Pixel 9 ka një kasë me shkëlqim ndërsa Pixel 9 XL kasë mat.

Ekspozohen me video flagshipët e Google që do të prezantohen muajin e ardhshëm

Jemi vetëm një muaj larg nga evenimenti i ardhshëm “Made by Google” dhe mbase tashmë kemi një ide jo vetëm se çfarë do të prezantohet por edhe si do të duket.

Përdoruesit pixo_ në rrjetin social TikTok postoi video të mostrave të prodhimit të Pixel 9 dhe Pixel 9 XL gjatë fundjavës.

Telefonët në video kanë dizajn ndryshe në pjesën e pasme: në Pixel 9 ka një kasë me shkëlqim ndërsa Pixel 9 XL kasë mat.

Sipas videos Pixel 9 ka dy kamera ndërsa Pixel 9 XL ka tre kamera të pasme. Për më tepër Google duket se ka ndryshuar edhe dizajnin ku janë të vendosur kamerat.

Muajin e kaluar Google dërgoi ftesat për një eveniment që do të mbahet më 13 Gusht. Edhe pse mungonin detajet, Google premtonte të shfaqte ë të mirën e Google AI, softuerit Android dhe portofolit Pixel.

Krahas serive Pixel 9, presim një gjeneratë të re të Pixel Fold, një çip Tensor të ri dhe një orë Pixel Watch të gjeneratës së tretë. Sigurisht është 2024 dhe asnjë kompani nuk mban dot një event pa përmendur AI dhe kjo është e garantuar me eventin e ardhshëm të Google.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

62,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 7a

36,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

86,490 L98,490 L
 

Samsung Galaxy S23 Ultra

61,990 L66,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L81,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy A55 5G

27,990 L32,990 L