Gjurmuesi i sigurisë kibernetike NetBlocks konfirmoi ditën e Premte në X se Rusia kishte kufizuar qasjen në Signal për shumicën e ofruesve të internetit në vend.
Rusia dhe Venezuela kanë bllokuar qasjen në aplikacionin e enkriptuar të komunikimit Signal.
Sipas agjencisë Ruse të lajmeve Interfax, bllokimi i aplikacioni Signal u bllokua pasi autoritetet rregullator i telekomunikimit në Rusi gjeti shkelje të ligjeve Ruse duke sugjeruar se autoritetet e kanë të pamundur të parandalojnë përdorimin e Signal nga terroristë dhe ekstremistë.
Gjurmuesi i sigurisë kibernetike NetBlocks konfirmoi ditën e Premte në X se Rusia kishte kufizuar qasjen në Signal për shumicën e ofruesve të internetit në vend.
Sakaq bllokimi i Signal në Venezuelë erdhi ndërsa vendi është përfshirë në trazira pas zgjedhjeve të kontestuara në vend. Presidenti në pushtet Maduro dhe opozita pretendojnë të dy për fitore në zgjedhje.
Të dy vendet kanë një histori bllokimi të aksesit në rrjetet sociale për të shuar kritika dhe zërat e kundërshtarëve. Venezuela pak ditë më parë bllokoi rrjetin social X duke thënë se themeluesi i saj Elon Musk po përpiqej të nxiste revoltë në Venezuelë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë