Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Autoritetet Amerikane ju kërkojnë punonjësve shtetërorë të përditësojnë sa më parë telefonët e tyre Pixel

Urdhri vjen për shkak të zbulimit të një problemi kritik sigurie në sistemin operativ Android dhe mund të ekspozojë pajisjet përballë kërcënimeve të sigurisë.

Autoritetet Amerikane ju kërkojnë punonjësve shtetërorë të përditësojnë sa më parë telefonët e tyre Pixel

Qeveria Amerikane lëshoi një urdhër tek punonjësit e saj që kanë telefonë Pixel të përditësojnë telefonët brenda datës 4 Korrik raportoi Forbes.

Urdhri vjen për shkak të zbulimit të një problemi kritik sigurie në sistemin operativ Android dhe mund të ekspozojë pajisjet përballë kërcënimeve të sigurisë.

Një përditësim tashmë është i disponueshëm dhe përdoruesit duhet të shkojnë një aplikacionin Settings dhe të sigurohen se telefoni i tyre ka të instaluar versionin me numrin më të fundit të Android.

Madje autoritetet thanë se punonjësit të cilët nuk përditësojnë deri më 4 Korrik duhet të ndalojnë përditësimin e telefonëve të tyre Pixel.

Zhvilluesi e një sistemi operativ bazuar në Android, GrapheneOS, thanë se problemi i sigurisë nuk është aktiv vetëm në telefonët Pixel. Google thotë se një përditësim që adreson këtë problem sigurie do të bëhet gjerësisht i disponueshëm në Android 15.

Paralajmërimi i lëshuar nga qeveria Amerikane nuk përmban shumë detaje. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Google Pixel 8 Pro

62,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 7a

36,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

61,990 L69,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

86,490 L98,490 L
 

Samsung Galaxy S23 Ultra

61,990 L66,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L81,990 L
 

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L