Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

Me Android 15 mund të mbani të fshehur aplikacionet dhe njoftimet që i konsideroni private

Në mesin e shumë të rejave që priten, Android 15 duhet të vijë me Private Space, një hapësirë ku mund të zhvendosni aplikacionet private në telefon për më shumë privatësi.

Me Android 15 mund të mbani të fshehur aplikacionet dhe njoftimet që i konsideroni private

Google ende nuk ka zbuluar të gjitha veçoritë e Android 15, të paktën formalisht. Por vetëm ka theksuar disa ndryshime që do të ndodhin në prapaskenë dhe që shkojnë kryesisht për zhvilluesit.

Detajimi i plotë i Android 15 pritet të bëhet gjatë konferencës Google I/O që do të mbahet në muajin Maj.

Në mesin e shumë të rejave që priten, Android 15 duhet të vijë me Private Space, një hapësirë ku mund të zhvendosni aplikacionet private në telefon për më shumë privatësi.

Sipas Android Authority, përdoruesit të cilët shfrytëzojnë këtë funksionalitet privatësie do tu kërkohet të krijojnë një llogari të re Google gjatë konfigurimit.

Gjithashtu përdoruesit paralajmërohen se nuk mund të zhvendosin Private Space nga një pajisje në një tjetër. Përkundrazi duhet të konfigurojnë një të tillë sa herë që ndryshojnë telefon.

Për arsye sigurie, mund të përdorni një kod PIN, fjalëkalim ose model për ta mbrojtur këtë hapësirë së bashku me verifikimin biometrik.

Sapo të krijohet, Private Space mund të aksesohet duke shkuar në Settings > Security & privacy > Private Space.

Bazuar në informacionet e zbuluara, Private Space ngjan me një version të Google për Samsung Secure Folder. Është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur aplikacione dhe të dhënat e ndjeshme private në një hapësirë më vete, sidomos nëse telefoni juaj përdoret nga fëmijët apo familja. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L114,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy S21 Plus 5G

28,990 L