Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

TikTok teston videot deri në 60 minuta të gjata

Këto video 60-minutëshe hyjnë në “territorin” e YouTube, me ekspansionin e përmbajtjeve me metrazh të gjatë, TikTok po synon një bazë më të gjerë përdoruesish.

TikTok teston videot deri në 60 minuta të gjata

Një lëvizje e cila mund të tmerrojë YouTube, TikTok po teston ngarkimin e videove 1-orëshe. Aplikacioni po teston funksionalitetin me një numër të kufizuar përdoruesish në disa vende të botës ndërsa nuk pritet që të bëhet së i shpejti i disponueshëm gjerësisht.

Këto video 60-minutëshe hyjnë në “territorin” e YouTube, me ekspansionin e përmbajtjeve me metrazh të gjatë, TikTok po synon një bazë më të gjerë përdoruesish.

Sipas TikTok përdoruesit dëshirojnë të ngarkojnë tutoriale të gjata, apo të bëjnë video-tregime. Rrjeti social gradualisht ka rritur limitin e videove nga 15 sekonda në fillimet e veta në 15 minuta në Tetor të 2023.

Në Janar të këtij viti aplikacioni testoi videot 30-minutëshe ndërsa në Mars lançoi programin e ri të shpërblimeve për krijuesit duke thënë se videot e cilësisë së lartë mbi 60 sekonda do të mund të gjeneronin të ardhura.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

89,990 L104,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L85,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 
- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy A55 5G

31,490 L34,990 L
Kurseni: 3,500 L
- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy A35 5G

25,990 L28,990 L
Kurseni: 3,000 L