Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

15 ide dhuratash nga Shpresa.Al të cilat do lumturojnë të dashurit tuaj këtë fundvit

Është sërish ajo kohë e vitit kur ne shfletojmë web-in për të gjetur dhuratat teknologjike më unike të mundshme. Mund të jetë mjaft e vështirë të përzgjedhësh vecanërisht në fushën e teknologjisë ku çdokush ka preferenca dhe nevoja të ndryshme, por kjo nuk do të thotë që të mos guxojmë të bëjmë të lumtur të dashurit tanë me dhuratën e dëshiruar. Bota e teknologjisë është plot larmishmëri dhe sado e mirë është gama e gjerë e opsioneve, mund edhe të jetë disi ngatërruese. Për këtë arsye Shpresa. Al ju vjen në ndihmë me një listë produktesh të cilat janë ideale për dhuratat e fundvitit për familjarët, partnerin apo miqtë tuaj.

Dyson Airwrap Complete Long

Çdo femër në jetën tuaj do e dashurojë mundësinë e një salloni në shtëpi me Dyson Airwrap Multi-Styler Complete Long. Me 7 pjesë, 4 nivele të ndryshme nxehtësie dhe 3 modalitete të ajrit kjo pajisje multifunksionale do transformojë çdo tip floku në stilin e dëshiruar në pak minuta.

Mi Smart Air Fryer 3.5L

Kush nuk do e dëshironte një ndihmë në kuzhinë gjatë ditëve festive, Mi Smart Air Fryer 3.5L do jetë dhurata që do të lehtësojë dhe lumturojë çdo mama duke reduktuar kohën e gatimit, duke siguruar ushqim të gatuar në perfeksion dhe mjaft të shëndetshëm pasi kjo pajisje përdor vajin e brendshëm të ushqimeve pa patur nevojë për yndyrna shtesë dhe qarkullimi 360 gradë I nxehtësisë siguron ushqim të gatuar njëtrajtësisht.

Amazon Kindle E-reader 6’’

Adhuruesit e leximit mund të mos zëvendësojnë gjithmonë ndjesinë e librit fizik por kush nuk do e dëshironte një bibliotekë të plotë me vete. Amazon Kindle është e lehtë për tu përdorur, me bateri e cila zgjat disa javë dhe plot 16GB për të grumbulluar librat e dëshiruar. 

Steam Deck Handheld Console

Pajisjet e lojërave janë ato çka i duhen një lojtari i cili kërkon të rrisë nivelin e performancës së tij. Arratisuni në botën e magjishme të lojërave me Steam Deck Handheld Console, një nga pajisjet më të mira për argëtim falë lehtësisë në përdorim, dizajnit mjaft komfort dhe mbështetjes mbresëlënëse për menaxhimin e lojës.  

JBL Flip 6 Bluetooth Speaker

Për këdo që pëlqen udhëtimet dhe aventurat JBL Flip 6 është dhurata perfekte. Ky speaker i dizenjuar me detaje mbresëlënëse  prodhon audio të ngrohtë me bass të fuqishëm dhe pastërti maksimale. Rezistent ndaj pluhurit, ujit dhe lehtësisht i transportueshëm, Flip 6 mund tju shoqërojë në plazh, kamping dhe çdo vend që mund të mendoni për aventurën e  rradhës. 

Meta Quest 3

Nëse ju duhet dhuratë për të apasionuarit e lojërave Meta Quest 3 është ajo që po kërkoni. Integrimi i elementëve virtualë me botën reale ju lejon të përfshiheni në një mori realitetesh të miksuara plot ngjyra dhe grafika të cilat do ju mbajnë të mbërthyera me orë të tëra. 

Apple MacBook Air 15’’

Pavarësisht nëse punoni nga shtëpia apo jeni me studime një laptop i mirë është i domosdoshëm për këdo. Apple MacBook Pro 14’’ me cip Apple M2 ofron një performancë të jashtëzakonshme dhe të përmirësuar krahasuar me paraardhësit e tij. Ekrani i tij ofron vizuale mbresëlënëse, bateria siguron jetëgjatësi deri në 18 orë dhe hapësira deri në 512GB ju lejon përpunimin pa problem të çdo materiali pavarësisht madhësisë.

Apple Watch Series 9

Vlerësuar si një nga aksesorët më shik dhe të preferuar për të kompletuar çdo veshje, ora mbetet një dhuratë mjaft e pëlqyer dhe e dobishme. Me Apple Watch Series 9 monitoroni shëndetin në çdo moment, komunikoni dhe përmirësoni stilin tuaj të jetesës në përditshmëri duke qëndruar në trend falë dizajnit estetik të cilin Apple e realizon në mënyrë të përsosur.

Canon EOS 4000D + EF-S 18-55mm III Lens

Dhurojini të dashurve tuaj produktin ideal për ti dhënë jetë momenteve më të bukura dhe shoqëruesin më të mirë të të apasionuarve me udhëtimet. Shtojuni gëzimin këto festa me Canon EOS 4000D duke ju dhënë një shtysë për me shumë udhëtime dhe aventura në 2024.

FujiFilm Instax Mini 12

Një opsion me ekonomik për të apasionuarit e fotografisë por me performancë të jashtëzakonshme është FujiFilm Instax Mini 12. Variacione ngjyrash për çdo moshë gjini dhe preferencë që mund të keni, foto me kualitet maksimal dhe dizajn kompakt që e bën aparatin lehtësisht të transportueshëm.

Dyson V15 Absolute Detect Laser Vacuum Cleaner

Ëndrra e çdo mamaje është të ketë të pastruar thellësisht shtëpinë pa patur nevojë të shpenzojë orë të tëra dhe produkte pafund. Dyson V15 do lumturojë jashtë mase mamanë tuaj nëse ia dhuroni këto festa. Kush nuk ka dëgjuar për fuqinë e saj thithëse dhe performancën e pakrahasueshme mbi çdo sipërfaqe pa ju lodhur aspak.

Samsung Galaxy Buds2 Pro

Nuk mund të harrojmë nevojën që kushdo ka për muzikë pas një dite të lodhshme në punë, gjatë udhëtimit apo për stimulim gjatë aktivitetit fizik. Zhurmat e trafikut apo turma e kalimtarëve do jetë e papërfillshme me Galaxy Buds2 Pro të cilat eleminojnë çdo zhurmë të jashtme dhe falë dizajnit të tyre do të harroni që jeni duke i përdorur.

Kugoo Electric Scooter G2 Max

Shumë prej nesh mund të kenë një skuter të thjeshtë në përdorim por Kugoo G2 Max është skuteri që kushdo do dëshironte këto festa. Dizajni i tij flet vetë për performancën dhe fuqinë që ky skuter i mrekullueshëm zotëron.

Sony PS5 Ghost Of Tsushima DC Game

Dhurojini miqve tuaj një aventurë të re dhe unike si kjo lojë mjaft argëtuese dhe informative. Shndërrohuni në një Samurai dhe plotësoni një seri misionesh plot aksion për të çliruar Tsushimën nga pushtimi i armikut. Përjetoni adrenalinën e dyluftimeve falë grafikave shumë pranë reales dhe detajeve të realizuara në perfeksion.

Xiaomi 33w Power Bank 10000mah Pocket Edition Pro

Të gjithë njohim dikë që duket se asnjëherë ska bateri mjaftueshëm. Në këtë rast dhurata ideale do ishte ky power bank portabël nga Xiaomi me kapacitet 10.000mAh dhe fuqi 33W. Dizajni kompakt e bën lehtësisht të transportueshëm dhe rezistent duke ju siguruar karikim të shpejtë të dy pajisjeve njëkohësisht.

Shpresojmë që Shpresa.Al tju ketë ndihmuar me ide për ta bërë këtë fundvit sa më special për të dashurit tuaj. Ndoshta një prej produkteve të listuara  është dëshira këtë vit e personit që keni në mendje apo kjo listë ju ka ndihmuar me ide për produkte të ngjashme teknologjike të cilat dëshironi të dhuroni. Për një liste te pafundme produktesh dhe ofertash duke u përshtatur me çdo preferencë dhe buxhet tuajin shfletoni faqen tonë të web-it ose ejani në dyqanet tona dhe shihni nga afër produktet për të përfituar nga ofertat e festave të fundvitit. E ku ka më bukur se të shihni gëzimin në sytë e të dashurve tuaj teksa marrin dhuratën e dëshiruar pa patur nevojën të boshatisni portofolin. 

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L
- 28%
Ofertë!

Sony PS5 One Piece Odyssey Game

5,390 L
Kurseni: 2,100 L